Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti mbajti një konferencën për media lidhur me interpelancën e sotme për rastin Rikallo dhe për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, transmeton Koha.net.
Hoti tha se LDK-ja do ta votojë për ratifikimin e marrëveshjes IPA .
Sipas tij, interpelanca e sotme u përmbyll pas një debati, që në disa raste devijoi nga tema.
Ai shtoi se mocioni për shkarkimin ministrit Rikallo nuk u mbështet nga deputetët e pozitës dhe kjo, sipas tij, tregon qartë varësinë e plotë të funksionimit të Qeverisë Haradinaj nga grupi politik prej nga vjen ministri Rikallo.
Me këtë veprim, kryeminsitri Haradinaj e bëri të qartë edhe një herë se vendimet për shkarkime të ministrave serbë merren tjetërkund. Ato vendime nuk merren në Prishtinë dhe jo nga ai, tha Hoti.
Edhe
Hoti: Rikalo nuk i duhet Haradinajt që ka gjetur partner të ri
Ai shtoi se kryeministri do të donte ta shkarkonte, por është i pafuqishëm, tha Hoti duke shprehur keqardhje ndaj kryeministrit Haradinaj që është i detyruar të mbajë një ministër në kabinetin e tij, i cili është i akuzuar për torturë e dhunë ndaj qytetarëve të lagjes Dardania në Prishtinë.
Me këtë mosgadishmëri të tij, me refuzimin që i bënë mocionit, deputetët e koalicionit qeverisës dhe kryeministri Haradinaj kanë fyer të gjithë qytetarët që, nëse vërtetohen akuzat, kanë qenë të keqtrajtuar nga ministri Rikallo, tha Hoti .
Ai në vazhdim foli për marrëveshjen IPA 2016, e cila, sipas tij, është negociuar nga Qeveria Mustafa.
Në marrëveshje shkruan tekstualisht se fondet ndahen në përputhje me prioritetet e Qeverisë së Kosovës bazuar në strategjinë zhvillimore 2015-2018.
Edhe
Hoti: Haradinaj ta dijë se nuk mund të bëjë asgjë pa opozitën
Kjo marrëveshje është e rëndësisë nacionale.
Sigurisht që nuk mund të lejojmë që një marrëveshje e tillë të mos ratifikohet tha ai duke përfunduar se “i vetmi partner kredibil i BE-së në Kosovë është LDK-ja. Dhe ne do të ruajmë e forcojmë gjithmonë partneritetin me BE-në”.