Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes së IPA, nëse kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk jep llogari lidhur me atë se si është formuar Qeveria e Kosovës.
“Nëse ju nuk qëndroni për të dhënë llogari si është formuar qeveria, për pazaret politike, ne nuk do të qëndrojmë për votimin e marrëveshjes IPA që kërkon 2/3 votat e opozitës”, tha Hoti.
Hoti i ka kujtuar Haradinajt se pa opozitën ligjet që kërkojnë 2/3 e votave të deputetëve për t’u implementuar, nuk do të arrijnë të realizohen, nëse sipas tij kryeministri injoron partitë opozitare, transmeton ksp.
“Kjo është Qeveria e parë që 17 vite është votuar pa debat parlamentar .
Kryeministri i ka injoruar 59 deputetë të opozitës. Ju ftoj që të silleni në mënyrë konstruktive, nëse jo këto janë pasojat me të cilat do të përballeni”, paralajmëroi ai.
Hoti tha se kjo është qeveria e parë në 17 vjet, që është votuar pa debat parlamentar.
-
Hoti: LDK do ta votojë IPA –n, Haradinaj s’ka forcë ta shkarkojë Rikallon
-
Hoti: Haradinaj ta dijë se nuk mund të bëjë asgjë pa opozitën
-
Pak vota, pak protesta, pak tensione, pak dhunë. Hoti kryeministër
-
Hoti, kryeministër me minimum votash
-
Hoti para dy vjetësh: LDK-ja në asnjë rast s’do të lejojë që Lista Serbe ta përcaktojë fatin politik të Kosovës