Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se mosmbështetja e mocionit nga pozita tregon qartë për varësinë e koalicionit qeveritar nga Lista Serbe, transmeton kp.
Madje sipas tij kjo tregon edhe se vendimet për shkarkimet e ministrave merren diku tjetër e jo nga kryeministri Haradinaj.
Ai tha se mosshkarkimi i Rikallos është fyerje për qytetarët.
Hoti foli edhe për projektligjin e marrëveshjes IPA 2016 ik cili sot nuk u miratua në Kuvendin e Kosovës pas deputetët e LDK-së u larguan nga seanca.
Hoti tha se mos votimi i kësaj marrëveshje në seancën e sotme dhe dalja nga seanca kanë dashur t'i tregojnë kryeministrit Haradinaj se për marrëveshje të rëndësisë së veçantë nuk mjaftojnë votat e Listës Serbe por i duhen edhe votat e opozitës.
Marrëveshja financiare IPA është 71.15 milionë euro.
-
Hoti: LDK do ta votojë IPA –n, Haradinaj s’ka forcë ta shkarkojë Rikallon
-
Hoti thotë se nëse Haradinaj nuk jep llogari si u formua Qeveria, nuk e votojnë IPA-n
-
“Gjendje depresive”, Hoti: Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë, por ngjarjet po
-
Hoti thotë se s’ka dakordim mes partive për miratimin e Buxhetit 2021
-
Hoti para dy vjetësh: LDK-ja në asnjë rast s’do të lejojë që Lista Serbe ta përcaktojë fatin politik të Kosovës