Sipas kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, edhe pse Raporti i progresit për Vendin ka thënë se ka lëvizje të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, në Kosovë “korrupsioni është hequr nga diskursi publik në katër muajt e fundit”.
Në një konferencë për media bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, pasi ka pranuar Raportin e Vendit, Hoti ka thënë se vendit i mbetet punë në disa fusha.
“Krimi dhe korrupsioni mbetet problem në vete. Por kemi parë që në 4 muajt e të qeverisjes nga diskursi publik është larguar fjala korrupsion. Kjo duke treguar veprime të Qeverisë të luftës sonë të vendosur kundër krimit dhe korrupsionit, dhe javët e fundit keni parë veprime të fuqishme të policisë me aksione të organizuara mirë”, ka thënë ai.
Ndërsa në fjalën e tij, Szuynyog ka theksuar se ka pak lëvizje në këtë fushë.
Hoti ka theksuar po ashtu se raporti ka nxjerrë në pah “me të drejtë, që Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave që nga viti 2018 e tani do të përkushtohemi që këto kushte të mbesin të plotësuara”.
-
Hoti: Kemi larguar fjalën korrupsion nga diskursi politik
-
Hoti: E kemi hequr nga diskursi publik fjalën korrupsion dhe shkëmbim territoresh
-
Hoti: Në këto katër muaj qeverisje e kemi larguar fjalën korrupsion nga diskursi publik
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke
-
Kurti: Dikur kishim korrupsion shumë e pak zhurmë, sot ka ngelur vetëm zhurma