Arbëri

Hoti: Në këto katër muaj qeverisje e kemi larguar fjalën korrupsion nga diskursi publik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, ka thënë se lajmi i madh që e sjell komisioneri është plani i investimeve dhe Rimëkëmbje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja në vlerë prej 28 miliardë euro. Prej të cilave nëntë miliardë euro janë grante që i jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Hoti ka folur edhe për Raportin e Progesit, ndërsa ka shtuar se në katër muajt e qeverisjes është larguar fjala korrupsion nga diskursi publik

“Komisioneri ka sjellë në Prishtinë një lajm fantastik, lajm shumë të madh për Ballkanin Perëndimor e Kosovën. Të planit të investimeve dhe Rimëkëmbjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë totale prej 28 miliardë euro. Prej të cilave 9 miliardë euro janë grante që i jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hoti duke përmendur projektet në të cilat do të investohet dhe thotë se për pak vite do të ndryshohet pamja e vendit me realizimin e tyre. “E sigurova komisionerin që do të qojmë përpara reformën e agjendave evropiane. Prezantojmë publikisht sot dokumentin e ri të agjendave të Reformave Evropiane 2, ku listohen obligimet, detyrat kryesore që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit. Kemi pranuar raportin nga Komisioni, për sfida që ka vendi, por edhe për vendosmërinë e kësaj qeverie për të çuar para këto reforma dhe për të prekur sfidat kryesore nga këndvështrimi i BE-së. Në katër muaj të qeverisjes sonë fjalën korrupsion e kemi larguar nga diskursi publik, vendosmëri të madhe në luftimin e krimit të organizuar. Aksionet që janë zhvilluara para dy jave vazhdojnë ende e do të shihni edhe tjerat në ditët në vijim në gjithë vendin, për të vendosur rend e ligj. Dua të falënderoj komisionerin e BE-në për mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim. Folëm edhe për dialogun, proces i rëndësishëm me plotë sfida, por i rëndësishme për të përmbyllur marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Liberalizimi mbetet shumë i rëndësishëm për qytetarët, kemi plotësuar kushtet në vitin 2018 e më vjen mirë që përmendet edhe në raportin. Shpresoj që vendet anëtare të BE-së të lëvizin në këtë drejtim”.