Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka ardhur puna që Kosova të gëzohet që nuk ka çnjohje.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kur bashkëpunohej me partnerët, njohjet vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.
“Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?! Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë. Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!”, ka shkruar Hoti.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar së fundmi se nëntë shtete e kanë çnjohur shtetin e Kosovës dhe se janë duke pritur për të dhjetin.
Ai ka publikuar edhe një listë me emrat e shteteve që sipas tij e kanë çnjohur pavarësinë e Kosovës.