Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Futja e Kroacisë në Shengen, arritje e rëndësishme për Ballkanin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e cilësoi të rëndësishme futjen e Kroacisë në Shengen dhe futjen e euros në qarkullim.

Ai shkroi të hënën se kjo është arritje e madhe për Ballkanin, derisa shtoi se me padurim pret që Kosova të bëhet pjesë e “familjes së madhe evropiane dhe e aleancës së NATO-s”.

“Urime Kroacisë për hyrjen në zonën Shengen dhe futjen e euros në qarkullim. Kjo është padyshim e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pas 27 vitesh të luftës së përgjakshme, kjo është një arritje e madhe. Me durim dhe vendosmëri arrihet gjithçka. Me padurim presim ditën kur Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane dhe aleancës së NATO-s. Angazhimi ynë politik në çdo kohë ka qenë dhe mbetet në funksion të integrimit euro-atlantik të Kosovës, pavarësisht sfidave që na imponohen nga jashtë apo politikës së brendshme që kurthohet kohë pas kohe e na humb kohë të vlefshme”, shkroi Hoti.

Më 1 janar të 2023-s, Kroacia u bë zyrtarisht pjesë e Shengenit dhe Eurozonës.