Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hotelierët paralajmërojnë protesta masive nëse nuk lirohen masat anti-COVID

Drejtori i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Visar Demolli, ka thënë se më të prekurit nga masat anti-COVID janë hotelierët.

Sipas tij, nga një takim që është mbajtur të martën mes hotelierëve ka dalë kërkesa që deri të premten duhet të lirohen masat edhe për këtë sektor.

Nëse nuk ka përgjigje edhe për ta, ai ka thënë se do të ketë protesta masive.

“Ne do të bëjmë një protestë kreative. Do të shtrojmë një tavolinë, do ta vendosim një orkestër e do të mblidhemi të gjithë. E njëjta sallë që është mbajtur Darka e Lamës, e njëjta është përdorur edhe për dasma. Ka pasur muzikë live edhe pas orës 21:30. Unë në një deklaratë e kam thënë që kanë filluar dasmat”, ka thënë ai.

Demolli ka shtuar se ka shumë njerëz që janë larguar nga Kosova dy vitet e fundit për shkak të varfërisë sepse nuk ka pasur punë.

Edhe Muçiçi kërkon nga Qeveria që të lejohet mbajtja e dasmave Arbëri Muçiçi kërkon nga Qeveria që të lejohet mbajtja e dasmave

Ai ka thënë se shteti nuk ka aspak mëshirë për këtë sektor dhe personat që kanë mbetur pa punë.

Afrim Muçiqi, drejtor i estradës në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, ka thënë se në shumë raste kërkesat e tyre merren si personale.

Sipas tij, është hera e tretë që po përdoren standarde të dyfishta ndaj tyre.

“Ne gjithmonë kemi qenë në koordinim me ministrat dhe Qeverinë e Kosovës. Kemi bërë fushata për vaksinim të njerëzve. Estrada ka qenë e vetmja që ka mbetur pa punë 600 ditë. Ne jemi bërë target nga njerëz gjithandej. Partitë politike kanë mbajtur në vazhdimësi fushata politike. Ka ardh momenti që të lejohen të gjitha. Dasmat po mbahen në shtetet fqinje. Unë kam qenë në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Kemi mbajt dasma me 400 persona”, ka thënë ai.

Edhe Oda e Hotelerisë paralajmëron verë të bujshme me shumë dasma Arbëri Oda e Hotelerisë paralajmëron verë të bujshme me shumë dasma

Sipas tij në takim nuk kanë kërkuar asgjë të jashtëzakonshme.

Muçiqi ka thënë se ata janë të detyruar të dalin jashtë kufijve, pasi në Kosovë nuk po ju lejohet ta kryejnë punën e tyre.