Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit, transmeton Koha.net.
Haradinaj, siç njofton kumtesa, tha se sot kujtohen të rënët për liri në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, të Batalionit Gardist të atëhershëm dhe gjithë bashkëluftëtarët që kanë rënë për liri.
“Batalioni Gardist ishte një prej njësive që ka kryer punë shumë të vështira në kohë të luftës, por edhe kujdesin ndaj të plagosurve”, potencoi ai duke përkujtuar se operacioni kur ranë këta dëshmorë, ishte operacioni më i vështirë.
-
Haradinaj me gjeneralin Boyd bëjnë homazhe në Gllogjan
-
Haradinaj: Batalioni gardist ka mbrojtur nderin e luftëtarëve shqiptarë
-
Kryeministri bën homazhe te busti i Luan Haradinajt në Deçan
-
Haradinaj thotë se dëshmorët janë historia e lavdishme e Kosovës
-
Mijëra qytetarë nderojnë dëshmorët në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit