Avokati Taulant Hodaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Gjykata Speciale ka ngritur tri aktakuza, një prej të cilave ende nuk dihet nëse është konfirmuar apo jo.
Ai thotë se në shkurt, ishte një aktakuzë tashmë e konfirmuar, ajo e Salih Mustafës, por për një tjetër nuk dihet edhe ndaj kujt është ngritur.
Hodaj ka thënë se nuk beson të jetë ngritur aktakuzë ndaj personave të përmendur në aktakuzën e publikuar të enjten ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, persona të cilët nga Specialja u cilësuan pjesëtarë “të grupit kriminal”.
“Nëse janë ftuar në cilësi të të dyshuarit në procedurë hetimore, mund të ketë edhe vijë logjike se mund të ketë zhvillime të tjera, ose të ngritet aktakuzë sepse nuk besoj se është ngritë ndaj atyre të tjerëve (grupit që po konsiderohet kriminal). Deri tani janë ngritë tri aktakuza, në shkurt janë ngritë dy aktakuza dhe në prill një. Në shkurt është një e Salih Mustafës që është bë publike dhe një e shkurtit ende nuk është bë publike dhe ende nuk e dijmë kush janë ata, nuk e dijmë a është konfirmu apo jo, ndërsa aktakuza e prillit është kjo e të këtyre të katërve”, tha ai.
Hodaj thotë se nëse do ketë aktakuza të tjera, zakonisht i publikon që është ngritë një aktakuzë.
-
Pesë vjet nga aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Krasniqit, Veselit e Selimit u refuzohen kërkesat për lirim të përkohshëm
-
Thaçi aludon se akuzat e Speciales ndaj tij janë të motivuara politikisht
-
Avokatët e vlerësojnë të thatë aktakuzën e re ndaj Thaçit
-
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve po mbahet në seancë të mbyllur