Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hodaj: Ekziston tendenca e punësimit të militantëve nëpër shkolla të Prizrenit

Këshilltarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me zhvillimet në Drejtorinë komunale të Arsimit. Sipas tyre në këtë dikaster ekziston tendenca për punësimin e militantëve të vetëm një partie të caktuar, duke lënë anash profesionistët meritorë. Njëherësh kanë kërkuar që lidershipi komunal të reagojë ndaj këtyre zhvillimeve.

“Jemi të zhgënjyer me proceset në DA, edhe të konkurseve, edhe me avazin që po vazhdon rreth punësimeve nëpër shkolla. Vërehet se është një tendencë që të merren militantët e vetëm një partie të caktuar dhe të anashkalohen njerëzit vërtetë që e meritojnë”, ka thënë Haziz Hodaj, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së në KK-në e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij ky qëndrim i këshilltarëve të LDK-së duhet të shërbejë si paralajmërim për kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, që të ndërmarrë veprime për përmirësimin e gjendjes në DA.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)