Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Historia e Shpellës së Piratëve në Shqipëri

Kanioni i Gjipës është një monument i mahnitshëm i vizituar nga mijëra të apasionuar të natyrës dhe sporteve ekstreme.

Ai ndodhet në pjesën e poshtme të përroit Gjipe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Peizazhi natyror është shumë tërheqës dhe pranë tij është plazhi i Gjipesë me rërën dhe ujin shumë të pastër, me falezat e guvat në bregdetin shkëmbor.

Ka vlera shkencore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas degëzimit të rrugës Vlorë – Himarë; nga Dhërmiu në Manastirin e Shën Todhrit dhe arrini në Plazhin e Gjipesë, transmeton KTV.

Kanioni i gjirit të Gjipesë fillon në ujëvarën e Petasma, ka gjatësi 4 kilometra, 75 metra lartësi maksimale dhe 10 deri në 20 metra gjerësi.

Në shtegun e ngushtë të kanionit mund të bëni ngjitje shkëmbore, në veçanti ata të cilët janë eksplorues të natyrës.

Në kuadër të historisë së këtij kanioni mbahet mend edhe xhirimi filmit të njohur shqiptar, “Era dhe lisi” ka shpjeguar Mato.

Një tjetër bukuri është edhe Plazhi i virgjër i Gjipesë.

Ai ndodhet afër kanionit dhe dallohet për rërën e imët e të pastër dhe bregdetin shkëmbor të saj.

Ndërkaq mundësia për të arritur në këtë plazh është përmes detit dhe rrugës së ndërtuar për konkretisht përmes Manastirit të Shën Theodorit.

Ndërsa nga plazhi i Gjipës morëm rrugën përmes detit në Shpellën e Piratëve.

Shpella e Piratëve është një shpellë e vendosur në shkëmbinj në një det të thellë, duke ruajtur kështu vlera të rëndësishme turistike që të sjell Mesjeta.

Kjo shpellë ka edhe karakteristikat të tjera.

Sipas legjendës, shpella dikur ishte strehë e piratëve dhe anijeve.