Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Historia e gjatë e udhëheqjes së SHSKUK-së nga njerëz politikë

Rreth pesë orë ka zgjatur mbledhja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, e që si pikë të vetme të rendit pati shkarkimin e drejtuesit të derisotshëm të këtij institucioni, Basri Sejdiu.

Pak javë pasi ministri i atëhershëm i këtij dikasteri, Imet Rrahmani përfundoi mandatin, Sejdiu ishte caktuar ushtrues detyre i këtij institucioni. Ai më pas iu fut garës për të udhëhequr institucionin më të rëndësishëm shëndetësor në vend, e që buxhet ka më shumë se 100 milionë euro.

Siç ka mësuar KOHA, arsyetimi i Bordit për thirrjen e mbledhjes për shkarkim lidhet kryesisht me gjetjet e auditorit të brendshëm për menaxhimin e këtij institucioni.

Mbledhja e së hënës është thirrur të premten, ashtu siç parashihet me statutin e këtij institucioni që një e gjë e tillë të bëhet 48 orë përpara.

Në komunikatën për media nuk janë dhënë shumë detaje, përveç se Sejdiu është shkarkuar “si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave të punës.”

Edhe Valbon Krasniqi evitoi shkarkimin duke u dorëhequr nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së Arbëri Valbon Krasniqi evitoi shkarkimin duke u dorëhequr nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së

Në marsin e vitit 2018 ai mori mandatin 3-vjeçar.

Pasardhës i Sejdiut për momentin si ushtrues detyre do të jetë një tjetër figurë politike.

Infektologu Valbon Krasniqi, i cili është i përzgjedhuri i bordit për drejtor të përgjithshëm në vitin 2011, ishte emëruar drejtor i departamentit për shëndetësi në Komunën e Prishtinë, kur kjo udhëhiqej nga Isa Mustafa i LDK-së.

Krasniqi gjithashtu kishte shërbyer si këshilltar i ish-ministrit, Imet Rrahmani. Në këtë kohë shumë afera e keqpërdorime patën ndodhur në shëndetësinë publike, në mesin e tyre rritja deri në 2000 për qind e çmimeve të barnave të listës esenciale.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Krasniqi gjithashtu nuk pati marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në listën e LDK-së.

SHSKUK-ja është një nga institucionet më të rëndësishme në shëndetësinë publike. Përveç QKUK-së, ky institucion në vete ka spitalet rajonale.

Politizimi i këtij institucioni ka qenë një nga pikat kritike të këtij institucionit.

Edhe Pritet shkarkimi i Valbon Krasniqit Arbëri Pritet shkarkimi i Valbon Krasniqit

Ish-drejtori, Nijazi Gashi, që ka udhëhequr një kohë me këtë institucion ishte pjesë e PDK-së.

Gjithashtu, ish-drejtori, Curr Gjocaj, familjar i Adem Grabovcit, në aferën e përgjimeve “Pronto” kërkohej të punësohej në QKUK.