Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci i ka siguruar studentët e Universitetit të Prishtinës se janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master.
Sipas VV-së, një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës.
“Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”, thuhet në njoftimin e VV-së.
-
Ministria do raport zyrtar për “studentët” e Gjuhës dhe të Letërsisë sa për një mijë euro
-
Nagavci: Statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë
-
Nagavci: Procesi i përzgjedhjes së rektorit transparent e i bazuar në meritokraci
-
Nagavci premton mosndërhyrje në zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së
-
Nagavci sërish fton mësimdhënësit që ta nisin mësimin