Hilmi Shala është emëruar drejtor i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të këtij spitali, ku është treguar edhe për biografinë e Shalës.
“Ka punuar si profesor i lëndëve profesionale në Shkollën e Mjekësisë në Gjakovë. Shef i Farmacisë Qendrore të Spitalit. Udhëheqës i Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtor i Departamentit të Farmacisë në Fond të Sigurimeve Shëndetësore. U.D Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë Tetor 2019 - Dhjetor 2021”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Në këtë pozitë deri më tani ka qenë Jeton Zarari, i cili është shkarkuar.
Artikuj të ngjashëm