Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, po qëndron për një vizitë në Luginë të Preshevës.
Ai është pritur nga kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi. Takimi është duke vazhduar.
Me rastin e 24-vjetorit të fillimi të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, me 24 mars, ambasadori amerikan në Beograd, deklaroi se populli serb nuk do ta harrojë kohën e bombardimeve gjatë 1999-s, derisa iu shprehu ngushëllimSe familjeve që humbën familjarë nga fushata ajrore e NATO-s.
Me këtë rast në një postim në Twitter ai theksoi se gjatë karrierës së tij, ka mësuar se ndodh që ndonjëherë diplomacia të dështojë, e kur kjo ndodhë, Hilli tha se rezultatet mund të jenë tragjike.
-
Kamberi: Administrata amerikane po do që ta ridinamizojë integrimin e shqiptarëve në Serbi
-
Hill: Populli serb s’do ta harrojë kohën e bombardimeve, partneriteti ynë me ta është i palëkundur
-
Hill s’pajtohet se ka shkelje të marrëveshjes nga Serbia, thotë se procesi është shumë më i ndërlikuar
-
Hill: E ardhmja paqësore e Ballkanit të mbetet në fokusin e të gjithëve
-
Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi