Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, ku ndër të tjera është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
Hill ka thënë se SHBA-ja e përkrah dialogun dhe se është platforma ku duhet zgjidhur çështjet e hapura.
“Ambasadori Hill përsëriti se për SHBA-në dialogu është një kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Presidenti Vuçiq theksoi se Serbia është e përkushtuar për dialog politik dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi për një bashkëjetesë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë të serbëve e shqiptarëve, duke shtuar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është një nga prioritetet kryesore për vendin tonë”, thuhet nga Presidenca e Serbisë.
-
Vuçiqi takohet me Hillin, temë edhe Kosova
-
Vuçiqi i ankohet ambasadorit Hill për situatën në veri të Kosovës
-
Vuçiqi takohet me Hillin: U pajtuam rreth formimit urgjent të Asociacionit
-
Hill: Kërkova nga Vuçiqi që ta vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialog
-
Hill: SHBA-ja mbështet përpjekjet e BE-së për të arritur zgjidhje në dialogun Kosovë - Serbi