Drejtoria e Arsimit e Ferizajt ka nisur hetime ndaj dy mësimdhënësve të biologjisë: Muharrem Beqa dhe Mejdi Musliu, për të cilët dyshohej se në koordinim të ngushtë si shenjë hakmarrjeje në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor kanë mbyllur 31 nota të dobëta për të gjithë nxënësit e klasës së XI-9 në gjimnazin “Kuvendi i Arbrit”.
Nxënësit e kësaj klase në vitin e kaluar nëpërmjet protestave dhe ankesave zyrtare patën kërkuar largimin e mësimdhënësit të biologjisë Mejdi Musliu me arsyetimin se ai kishte përdorur dhunë fizike ndaj tyre. Ndërkohë drejtoria e shkollës e ka zëvendësuar atë me mësimdhënësin tjetër ( kolegun e tij të ngushtë) Muharrem Beqa, i cili tashmë dyshohet se është hakmarrë ndaj nxënësve, duke i vënë gjithsej 31 nota negative për këtë klasë, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtori i Arsimit i Ferizajt, Afrim Llabjani, ka thënë se tashmë ka angazhuar stafin e tij profesional për ta hetuar rastin ndaj dy mësimdhënësve të biologjisë: Muharrem Beqa dhe Mejdi Musliu në gjimnazin “Kuvendi i Arbrit”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Dhuna e profesorit” bën që tash dy muaj nxënësit ta bojkotojnë orën e biologjisë
-
Gjimnazi suspendon nxënësin që “organizoi bojkotin e orës së biologjisë” – tash klasa e tij bojkoton tërë mësimin
-
DKA në Prizren: Disa nxënës e kanë përfunduar vitin shkollor pa libra
-
Profesoresha e matematikës bojkoton mësimin - proteston për gjendjen e rëndë në gjimnazin e Ferizajt
-
Nxënësit shprehin pakënaqësi për kushtet e rënda në gjimnazin “Shaban Hashani”