Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hetimet për aksionin e sotëm në veri kishin nisur gati qe një vit, 29 persona në pranga

Një hetim gati njëvjeçar i Prokurorisë së Shtetit për kontrabandë me mallra në komunat veriore, ka rezultuar me arrestimin e 29 personave, mesin e tyre 19 zyrtarë policorë.

Menjëherë pas arrestimit, zyrtarët policorë, përfshirë komandantin e Stacionit të Policisë në Zubin Potok, janë sjellë në Inspektoratin Policor në Prishtinë, raporton KTV.

Për disa orë rresht policët e arrestuar gjatë aksionit në veri janë intervistuar, të cilët më pas u dërguan në Qendrën e Paraburgimit.

Përveç masës së ndalimit prej 48 orësh, zyrtarët policorë janë suspenduar nga puna.

Udhëheqësit e organeve të drejtësisë e vlerësuan si të suksesshëm operacionin në veri të vendit.

Derisa bënë të ditur se hetimet për policët e arrestuar do të vazhdojnë, theksuan se aksioni nuk ka të bëjë me rastin e Oliver Ivanoviqit e Enver Zymberit.