Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Heldt: Në fokus do të jenë pandemia, dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave

Gjermania të mërkurën ka marrë përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike për ta ndihmuar BE-në të përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Kalimi i presidencës së Këshillit të BE-së nga Kroacia te Gjermania është shënuar edhe në Kosovë përmes një paraqitjeje online të shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ambasadores kroate, Danijela Barisiq, dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky i fundit ka thënë se janë tri çështje që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë. “ Tri çështje të mëdha që do të jenë në fokus të gjashtëmujorit të ardhshëm në Kosovë, përveç temave të përgjithshme të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, sfidat e pandemisë, dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave”, ka thënë Heldt, shkruan KOHA Ditore.

Sa i përket marrjes së presidencës së BE-së nga Gjermania, Heldt ka thënë se nuk do të mund të bëjë gjithçka, por se do ta kenë prioritet situatën me pandeminë me moton “bashkë për rikuperimin e Evropës”.

“Efektet kanë qenë të tmerrshme për BE-në në përgjithësi. Qëndrojmë pas asaj që t’i sjellim shoqëritë dhe ekonomitë prapë në këmbë. Ne duhet të gjejmë përgjigje për gjeneratën e ardhshme për të siguruar një të ardhme të mbarë”, ka theksuar ambasadori gjerman.

Sipas tij, do të ballafaqohen me sfida edhe për shkak të pasojave nga koronavirusi, me çështjet globale si ndryshimi i klimës, konfliktet dhe siguria.