Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij, se nuk do ta votojnë për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri thekson se LDK-ja nuk ka asnjë obligim që ta votojë kandidatin që e ka projektuar rrëzimin e qeverisë Mustafa.
“LDK nuk ka asnjë obligim me e votu kandidatin që e ka projektu rrëzimin e qeverisë së LDK. Përkundrazi, ne e kemi rrëzu nga kandidatura për kryeministër të PDK dhe tash po ashtu kemi me largu nga zyrat e Kuvendit. Ata që i kërkojnë dy karrike, përfundojnë në mes (askund)!”, ka thënë Haziri.
Kujtojmë se partneri i koalicionit të partisë së Hazirit, AKR-ja gjatë ditës ka shfaqur shenjat për një distancim të mundshëm nga qëndrimet e koalicionit LAA, meqë Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së, ka autorizuar kreun e partisë, Behgjet Pacollin që të veprojë jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
-
Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje pas pandemisë
-
PDK-së i kërkohet të tërheqë Kadri Veselin nga kandidimi për kryetar të Kuvendit
-
Mustafa thotë se asnjë deputet i koalicionit nuk do ta votojë Veselin për kryetar të Kuvendit
-
Mustafa: LDK nuk e voton Veselin për kryeparlamentar
-
Haziri: Situata në Kuvend s’mund të zgjidhet pa marrëveshje politike për qeverinë