Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka dhënë shenja për ndryshim qëndrimi sa i përket votimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të enjten.
Ai ka thënë se problemi zgjidhet me marrëveshje politike, jo me forma procedurale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka ende marrëveshje politike, u takon atyre që kanë marrë mandat të bëjnë marrëveshje politike. Derisa po trajtohet në mënyrë procedurale, nuk zgjidhet problemi. Ne nuk jemi këtu mekanizëm vote që duhet me ardhë këtu me votu kush çka propozo, çka do. Në asnjë mënyrë me trafiku vota dhe me shantazh. Ne votojmë sipas besimit, popullit thotë ‘fol e mbushma mendjen’. Nuk është mbushë mendja hala”, ka thënë ai.