Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë për pranimin e pasaportës së Kosovës nga shteti i Spanjës, duke thënë se duhet falënderuar shefi i Diplomacisë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që njëherit është me kombësi spanjolle.
Haziri ka shkruar në Facebook të dielën se Spanja e ka befasuar Qeverinë me vendimin, e sipas tij, asnjë funksion për këtë s’e ka kryer zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe konsulenti i jashtëm për ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
“Spanja befasoi qeverinë, z. Besnik Bislimi dhe Gani Jakupin me super pagë për asgjë, me pranimin e njëanshëm të pasaportës së Kosovës, duke na njoftuar përmes DG Home/BE dhe jo nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Spanjës. Kurrë asgjë nuk keni bërë për këtë punë ju. Nada! Veç thoni faleminderit z. Borell”, ka shkruar Haziri.
Ai i ka uruar edhe fansat e dy ekipeve spanjolle, Barcelonës dhe Real Madridit.
Dy deputetet e partisë në pushtet, Jeta Statovci e Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i kanë dhënë merita konsulentit Jakupi për njohjen e pasaportave nga Spanja.
Për njohjen e pasaportave ka njoftuar zv.kryeministri Bislimi në Facebook.
Edhe
Haziri: Qeveria Kurti ka ndërtuar marrëdhënie të kushtëzuara me të gjithë
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, ka shkruar Bislimi të shtunën.
-
Haziri: Kurti do president që e përfaqëson atë e jo popullin
-
Tahiri: S’u ftuam zyrtarisht nga Kurti, të mos flasim për mesazhe me kërkesa për pazare
-
Partitë nisin fushatën e fajësimit për dështimin e negociatave për presidentin
-
Hamza: Na u ofrua pozita e kryekuvendarit në këmbim të nënkryetarit, ofertë joserioze