Vdekja e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve, në rrethana ende të pasqaruara, ka përplasur ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, me kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në “Interaktiv”, Konjufca ka akuzuar Hazirin se ndikoi në kthimin e Agon Musliut, duke shpërfillur institucionet.
Sipas Konjufcës, kthimi i tij në Kosovë s’do të duhej të ndodhte, meqë Haziri kishte përmendur se 26-vjeçari ndodhej në depresion.
Derisa ka ftuar organet e hetuesisë që të zbardhin këtë rast, Konjufca ka thënë se për rastin nuk u njoftua as nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.
Por kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i është përgjigjur shkurt Glauk Konjufcës, duke thënë se pushteti 100-ditor e ka çorientuar shefin në detyrë të diplomacisë.
“Për 100 ditë i ka ra pushteti në kry dhe e ka humb racionalitetin, me vjen keq prej tij”, ka thënë Haziri, raporton KOHA.
Edhe
Hoxha citon Ramën: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë
Haziri nuk ka dashur fare të komentojë detajet se si koordinoi kthimin e të riut në Kosovë me Ambasadën e Kosovës në Berlin.
Televizioni ka provuar të kontakojë me ambasadorin Beqë Cufaj për të marrë qëndrimin e tij, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve e mesazheve të dërguara.
Ndërkaq Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se hetimet rreth vdekjes së 26-vjeçarit janë duke vazhduar, por gjatë të enjtes kjo prokurori nuk ka dhënë detaje të tjera.
-
Konjufca: Mungon mirëbesimi për t’u kthyer në dialog
-
Konjufca: Pa përgjegjësi për Banjskën dhe letrën e Bërnabiqit, s’ka as mirëbesim minimal në dialog
-
Konjufca i përgjigjet Gjuriqit: Asnjë shtet s’i lejon të huajt e padokumentuar
-
Konjufca në takim virtual me mbi 40 ministra: Hormuzi duhet të rihapet sa më shpejt e sigurt