Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar lart punën e Policisë dhe Prokurorisë pas arrestimit të dy të dyshuarve që lidhen me vrasjen e Liridona Murselit të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë.
Policia ka njoftuar sot [e premte] se ka arrestuar dy persona të lidhur me vrasjen e Liridona Murselit. TË arrestuarit janë bashkëshorti Naim Murseli dhe dorasi, i cili para Policisë e ka pranuar veprën, duke thënë se është paguar nga Naim Murseli.
Haxhiu ka thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje. Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
-
Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për vrasjen e Liridona Ademajt
-
Vrasja që tronditi vendin
-
Arrestohet bashkëshorti dhe një tjetër për vrasjen e gruas në Sinidoll të Prishtinës
-
Haxhiu: Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, mesazh i qartë se krimet nuk mbeten pa ndëshkim
-
Murseli: Betohem në fëmijët e mi që nuk kam qenë as në veturë kur është vrarë Liridona