Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do t’i bashkohet protestës së nesërme "Drejtësi për gratë e vrara" e cila do të mbahet pranë stacionit policor në Ferizaj.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se angazhimi shoqëror dhe institucional është i domosdoshëm për ndryshimin e mentalitetit patriarkal dhe për veprime serioze kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.
Protesta mbahet të martën nga ora 12:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu: Ndërprerja e paraburgimit të të dyshuarve për vrasjen e trefishtë, problem serioz i institucioneve të drejtësisë
-
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
Haxhiu: Një BE më e gjerë është përgjigja më e fortë ndaj atyre që duan paqëndrueshmëri në Evropë