Ministrja e Drejtësisë, do të vazhdojë të martën intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ajo do të intervistohet rreth orës 13:00 në objektin e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi.
Haxhiu të hënën është intervistuar mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.
Ditë më parë, Haxhiu shkroi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës – e mes të arratisurve ishte edhe Faton Hajrizi – janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.
“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ka shkruar ministrja Haxhiu.
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, paraprakisht e akuzoi Kosovën se organizoi aktin e vrasjes së policit serb dhe Hajrizit iu referua si “terrorist shqiptar”. Sipas tij, Hajrizi ishte pjesë e strukturave të Kosovës.
-
Haxhiu: Prokuroria po më fton për intervistë për të penguar reformën në drejtësi
-
Ministrja Haxhiu intervistohet për deklaratat rreth Faton Hajrizit
-
Haxhiu: Faton Hajrizi pati një telefonatë në Smrekonicë, u alarmuam për hetim
-
Haxhiu thotë se mori kërcënime pas postimit për Faton Hajrizin, ka rritur sigurinë
-
PDK: Haxhiu të shkarkohet, të intervistohet nga Prokuroria për ndikimin e Serbisë në burgje