Arbëri

Haxhiu paralajmëron se sot e nesër mund të mbahen disa seanca: Duam konstituim

Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk ka reflektim nga deputetët deri nesër kur skadon afati 30-ditor për konstituim, i vetmi opsion janë zgjedhjet. 

Haxhiu ka përmendur mundësinë që të ketë edhe sot më vonë seancë tjetër, apo edhe nesër. 

“Duhet  pasur parasysh që as PDK, as LDK  nuk kishin kërkuar masë të përkohshme. Megjithatë duke pasur parasysh aktgjykimin, Gjykata ka thënë që seanca duhet të ndodh, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor. Është e natyrshme, normale që në këto rrethana kur nesër kemi ditën e fundit, Kushtetuesja të marrë masë të përkohshme... Na ka mbetur sot, nuk do të thotë se nuk mund të ketë seancë edhe sot, edhe nesër, se pastaj më 27 korrik hyn në fuqi masa e gjykatës. Duhet reflektim nga deputetët. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që bashkërisht të mos lejojmë një rrethanë që vendi të shkojë në zgjedhje. Ne jemi që të konstituohet Kuvendi. Por, nëse nuk ka reflektim, e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet”, ka thënë ajo para nisjes së seancës. 

Haxhiu ka theksuar se ka LVV-ja është në komunikim të vazhdueshëm me Nismën dhe e gatshme për partneritet. 

“Kemi qenë shumë të gatshëm që t’i kemi partnerë në qeveri”. 
 

Lexo përditësimet tjera
seanc

Dështojnë deputetët – nesër edhe një përpjekje