Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Situata erdhi si pasojë e organizimit të tubimeve nga Kurti, e komoditeti i Vitisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur ditë të kobshme të dielën pasi u regjistruan 36 të vdekur nga COVID-19.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ditë më parë ka bërë thirrje të veprohet sa nuk është bërë vonë, për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore dhe rreziku për kolapsim të sistemit shëndetësor.

Ai ka shkruar se koha është për veprim dhe unifikim pa dallim të spektrit politik.

“Situata sot është pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të kryeministrit Kurti që organizonte tubime politike për popullizëm dhe të Arben Vitisë që ndihej komod karshi virusit duke dhënë shembullin e keq që t’u printe valleve në dasma derisa virusi shpërndahej me shpejtësi”, ka shkruar ai.

Ai ka dhënë disa propozime, që sipas tij, Kosova të shpëtojë nga katastrofa shëndetësore.

-Të formohet Këshilli Kombëtar për Menaxhimin e Pandemisë Covid19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

Edhe Haxhiu kërkon që Kuvendi të mblidhet për pandeminë: Qeveria ka dështuar, t’i shpëtojmë qytetarët Arbëri Haxhiu kërkon që Kuvendi të mblidhet për pandeminë: Qeveria ka dështuar, t’i shpëtojmë qytetarët

-Të shtyhen zgjedhjet lokale,

-Të formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar deri në përfundim të pandemisë Covid-19.

Haxhiu ka thënë se nëse nuk veprohet urgjentisht, atëherë ministri Vitia duhet të shkarkohet për shkak të paaftësisë për menaxhim të pandemisë.