Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Haxhiu: Shëndetësia, buzë kolapsit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në emisionin “Tempus” në KTV tha se shëndetësia në Kosovë është në buzë të kolapsit.

Ai e ka akuzuar Qeverinë Kurti për qasje të papërgjegjshme sa i përket situatës me shëndetësi.

“Shëndetësia jonë është buzë kolapsit dhe është skajshmërisht e papërgjegjshme qasja e Qeverisë në raport me situatën në shëndetësinë tonë”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se listat e pritjes së pacienteve po rriten çdo ditë dhe po dështojnë operacionet në mungesë të anesteziologëve.

“Listat e pritjes së pacientëve po rriten çdo ditë, mesatarisht prej 15 deri në 20 operacione dështojnë në ditë për shkak të mungesës së anesteziologëve dhe kemi një ikje që deri më tani nuk ka qenë në këtë dukuri kaq të lartë”, tha ai.

Sipas Haxhiut, viti 2022 shënon ikje rekordeve të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësore nga Kosova.

Edhe Haxhiu: Me rritjen e buxhetit në shëndetësi është rritur edhe korrupsioni Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Haxhiu: Me rritjen e buxhetit në shëndetësi është rritur edhe korrupsioni

“Në një situatë të tillë kur po rrezikohemi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, pikat kyçe në shëndetësinë tonë vazhdojnë të menaxhohen me ushtrues detyre që në fakt nuk janë edhe persona te të cilët mund t’i adresosh përgjegjësinë se janë përkohësisht për të ushtruar funksionet”, shtoi Haxhiu.

Në fund, ai tha se dy pozitat kyçe në shëndetësi janë me ushtrues detyre, e sipas tij kjo nuk është hera e parë që po ndodh në këtë Qeveri.