Deputetja e Vetëvendosjes, ka treguar se dje, ka pranuar nga Gjykata Kushtetuese, komentet e kryeministrit Ramush Haradinaj, në raport me lëndën që deputetët kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, rreth vendimit të këtij të fundit për t’ia rritur pagën vetes dhe një pjese të stafit.
“Sot, dërgova argumentet tona shtesë si kundërpërgjigje ndaj komenteve të kryeministrit. Presim nga Gjykata Kushtetuese që sa më parë ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimit të paligjshëm për rritjen e pagave dhe po ashtu që me vendimin e saj të ndalojë abuzimin me paranë publike”, ka thënë Haxhiu, pa dhënë më shumë detaje rreth përgjigjeve të Hardinajt dhe ato të cilat ia ka kthyer pas Kushtetueses.

Artikuj të ngjashëm
-
Vetëvendosje pret të shfuqizohet vendimi i Haradinajt për rritje pagash
-
Haxhiu: Me rritjen e pagave, Haradinaj ka shkelur disa ligje
-
Vetëvendosje padit kryeministrin e 17 zyrtarë për rritjen e pagave
-
LVV-ja kallëzim penal për Qeverinë dhe Kushtetuesen
-
VV do të bëjë kallëzim penal ndaj Qeverisë dhe Kushtetueses për çështjen e pagave