Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qytetarët do t’i mbajnë mend partitë e PLAN-it për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në kohë pandemie.
Përmes një postimi në Facebok, ajo ka thënë se institucionet po vazhdojnë të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Menaxhimi i duhur i kësaj situate është çelësi i pasojave të vogla nga ky virus. Qasja e duhur e Qeverisë e kombinuar me disiplinën e qytetarëve është ilaçi më i mirë. Ndërkaq, qytetarët, partitë e PLAN-it, do t'i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira. Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren”, thuhet në njoftim.
Ajo tutje i ka ftuar qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe t’i shmangin deklaratat me motive përçarëse.
“Të dashur qytetarë, ruajeni qetësinë, shmangni deklaratat e tyre me motive përçarëse dhe vazhdoni t'i besoni atyre që po bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e njerëzve, stafit mjekësorë e poashtu edhe policisë, ashtu siç keni bërë deri tash”, ka thënë ajo.
-
Haxhiu: Dhuna nuk do të normalizohet
-
Haxhiu akuzon ish-pushtetet se montuan procese politike kundër VV-së
-
Haxhiu u bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos udhëhiqen nga mendësia seksiste
-
Haxhiu: Sistemet e drejtësisë dhe sigurisë neglizhojnë raste për shkak të mentalitetit patriarkal
-
Haxhiu: Kemi Planin B nëse opozita e bllokon procesin e vettingut