Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet t’u jepet vendi që u takon punëtorëve të Kosovës.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve Haxhiu ka theksuar se nuk mjafton të shihet si punëtor vetëm vendi i punës, por se puna nis nga shtëpia.
“Aty ku shumë gra e nisin ditën para se të zgjohen të gjithë dhe e mbyllin pasi të kenë fjetur të gjithë. Aty ku kujdesi për fëmijët, për të moshuarit, për të sëmurët, për ushqimin, për rrobat, për rendin e familjes, vazhdon të merret si detyrë e natyrshme. Por nuk është e natyrshme. Është angazhim, përkushtim, kohë dhe, mbi të gjitha, është punë që as paguhet e as njihet sa duhet”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka shprehur falënderim dhe nderim për të gjithë punëtorët "që mbajnë familjen, shoqërinë dhe Kosovën në këmbë".
“Atyre që dalin herët për ta fituar bukën me djersë, në kantier, në fabrikë, në arë, në zyrë, në dyqan, në rrugë a në mërgatë, por edhe atyre që e vazhdojnë punën brenda shtëpisë, shpesh pa pagë, pa orar dhe pa njohjen që meritojnë”, ka theksuar Haxhiu.
Protestohet për 1 Maj, 10 të vdekur në vende pune sivjet
Sot në Kosovë shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare të Punëtorëve. Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit...-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje çdo ditë të vitit
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
-
Osmani: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme
-
Për 8 mars nderohen të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës