Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, ka folur për punën e kësaj Ministrie gjatë vitit 2022.
Ajo ka thënë se beson që ky vit po përmbyllet suksesshëm, për arsye se kanë punuar sipas planit dhe dinamikës për jetësimin e zotimeve që kanë dhënë para qytetarëve.
“Reforma në drejtësi, drejtësia penale, sikurse edhe drejtësia civile, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimi i dhunës me bazë gjinore dhe adresimi i krimeve të luftës mbetën çështje për të cilat jemi arsyetuar edhe këtë vit”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo ka thënë se vettingu në sistemin e drejtësisë ka qenë kryefjala e zotimeve të tyre. “Ishte kryefjala sepse qytetarët e Kosovës po e presin me padurim përmbylljen e reformën në drejtësi dhe ky mekanizëm do të mundësojë kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka deklaruar Haxhiu.
Si sukses ajo ka perënduar edhe atë se gjatë vitit kanë dorëzuar në Qeveria 17 projektligje, një strategji e dy nisma për marrëveshje ndërkombëtare.
Ajo ka thënë se 22 vjet pas luftës Kosova po themelon me ligj një Institut për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky ligj është miratuar në parim të tetor të këtij viti.
Haxhiu ka theksuar se janë angazhuar edhe për adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Ka thënë se kanë punuar edhe për luftimin e kontrabandës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.