Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu nis vitin me akuza ndaj KGJK-së e KPK-së

Albulena Haxhiu - ministre e Drejtesise

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka nisur vitin 2023 me akuza ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial.

Ka thënë se këtyre institucioneve po u pengojnë reformat në sistemit në drejtësisë, ndërsa bojkotin e këtyre institucioneve karshi qeverisë e konsideron veprim për keqardhje.

Sipas saj, institucionet e drejtësisë po e keqpërdorin pozicionin e tyre.

Haxhiu ka deklaruar se pret që dy premtimet kryesore që ka vendosur para vetes, atë për procesin e vetingut dhe Byronë për Konfiskim dhe Verifikim të Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohen në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Ministrja e Drejtësisë është shprehur e bindur po ashtu që edhe Kodi Civil do të marrë mbështetjen e ligjvënësve në muajt e parë të këtij viti./KP