Arbëri

Haxhiu: Kompania së cilës i është shkëputur kontrata, rifilloi punimet në “Vicianum”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në pronën “Vicianum” në Vushtrri, kompania së cilës i ishte shkëputur kontrata për shkelje ligjore, ka filluar sërish punimet.

Në një postim në Facebook, ajo ka kërkuar nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, që të mos lejojë “keqpërdorimin e pronës publike”.

“Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t'ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet. Ne jemi njoftuar që kompania ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës, kompania nuk guxon të rifillojë punimet. I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës ta mbrojë pronën publike dhe po ashtu policisë që ta zbatojë vendimin e Ministrisë”, thuhet në reagimin e saj.

KOHA pati raportuar në fund të prillit për problemet me “Vicianumin” në këtë komunë.