Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Gjyqtari nuk ka guxim të sjellë Veselin para gjykatës

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka akuzuar gjyqtarin Beqir Kalludra se tinëzisht po e zhvillon procesin gjyqësor ndaj deputetëve të VV-së, përderisa thekson se ai nuk ka guxim që të sjellë kryeparlamentarin Kadri Veseli para gjykatës.

Kalludra sot përjashtoi të gjithë deputetët e Vetëvendosjes nga seanca e sotme gjyqësore pas protestës së tyre kundër vendimit të prokurorit për heqjen dorë nga dëshmia e Kadri Veselit, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjyqtari Kalludra ka vendosur që tinëzisht ta zhvillojë procesin gjyqësor ndaj neve. Kur kërkuam që prokurori të mos tërhiqet nga dëshmia e Veselit, gjyqtari na përjashtoi me radhë. Është e qartë dhe po dëshmohet se ky sistem është i kapur dhe gjyqtari nuk ka guxim të sjellë Veselin para gjykatës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka konfirmuar se mbrojtja do ta ftojë Kadri Veselin si dëshmitar, dhe përveç tij në listën e tyre janë edhe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Isa Mustafa.

“Gjithashtu ne do të ftojmë edhe Komisionin për Demarkacion të cilët kanë treguar se ne kemi humbur territor dhe kemi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese se me Zajednicën është shkelur Kushtetuta. Pra do të ftojmë dëshmitarë të gjithë ata që në një formë a tjetër janë të lidhur me këtë proces. Sepse gjyqtari Kalludra vazhdimisht e ka mohuar dhe nuk ka dashur të lidhë veprimet tona në Kuvend si veprime politike”, ka thënë Haxhiu, raporton KTV.

Seanca është ndërprerë për shkak të pauzës, dhe siç ka mësuar Koha Ditore seanca do të vazhdohet pas orës 13:00 me procedurën e dëgjimit të të akuzuarve, në këtë rast deputetëve. Pastaj pritet të vazhdohet me fjalën përfundimtare.