Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu është intervistuar në janar nga Prokuroria lidhur me vjedhjen e mostrave të Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Këtë e ka konfirmuar këshilltarja e ministres Berita Abazi.

Ajo ka thënë se Haxhiu është intervistuar më 18 janar.

“Jo nuk është intervistuar sot, por me datë 18 janar, ashtu siç edhe ka njoftuar në medie me herët. Kryeprokurori i është referuar këtij intervistimi”, ka thënë ajo.

Ka shtuar se Haxhiu është e gatshme të japë dëshmi sa herë që i kërkohet nga institucionet.

Edhe Ministrja Haxhiu i reagon Tahirit, kërkon nga Prokuroria ta thërrasë si dëshmitar LAJMET E MBRËMJES Ministrja Haxhiu i reagon Tahirit, kërkon nga Prokuroria ta thërrasë si dëshmitar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, të enjten (16 shkurt) ka deklaruar se ekzistojnë audioincizime dhe videoincizime që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.

Abazi do të intervistohet të martën nga Prokuroria.