Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur goditje të rëndë për shtetin e së drejtës, aktgjykimin lirues për të akuzuarit e rastit “Pronto”.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përmes këtij vendimi, gjykata sot i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës, me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.
“Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?! Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re”, ka shkruar ajo.
Lexo edhe: Shpallet aktgjykimi në rastin “Pronto”, lirohen nga akuzat të gjithë të përfshirët
-
Reagimet pas lirimit të të akuzuarve të rastit “Pronto”
-
Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave
-
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese ua grabiti kompetencat deputetëve
-
Haxhiu akuzon ish-pushtetet se montuan procese politike kundër VV-së
-
Haxhiu për çështjen e Byrosë: Opinioni i Venecias jep zgjidhje se si të bëhet