Adhurim Haxhimusa, ekspert i energjisë, është shprehur skeptik se Kosova ka kapacitete për mirëmbajtjen e baterisve për ruajtjen e energjisë elektrike, bazuar në marrëveshjen me MMC-në për Programin e Kompaktit, në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, që u nënshkrua të mërkurën në Ëashington.
Haxhimusa ka thënë të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, se teknologjia me bateri nuk ka provë të mjaftueshme për sukses.
Ndër projektet që do të përkrahet nga ky grant, është edhe blerja e baterive për ruajtjen e energjisë në kohën kur ka prodhim më shumë se që ka kërkesë në vend.
“Jemi shtet në zhvillim, kemi buxhet të ulët, GDP të ulët për kokë banori, dhe të bëhen eksperimente veçanërisht në fushën e energjisë, nuk jam pro. Por a na duhen këto depo të energjisë, ne na duhen patjetër sepse jemi duke shkuar drejt dekarbonizimit të sektorit energjetik. Duhet të kemi depo ku e ruajmë energjinë elektrike dhe këto depo duhet të rriten shumë ashtu që ta ruajmë tepricën e energjisë elektrike që mblidhet gjatë ditës nga energjia solare, dhe ta shfrytëzojmë atë gjatë natës. Bateritë nuk janë provuar deri në atë pikë sa Kosova t’i hyjë kësaj pune”, ka thënë Haxhimusa.
Sipas tij, Kosova që në 50-60 vitet e fundit përdor thëngjillin për energji elektrike, nuk ka pasur ekspertë për t’i rinovuar termocentralet kur është paraqitur nevoja, “e lëre më të ketë ekspertë për ruajtjen e energjisë në bateri”.
“Në 50-60 vitet e fundit ne përdorim thëngjillin dhe nuk kemi ekspertizë që të rinovohen termoelektranat e tyre e leje më të provojmë këtë teknologji, që është bateria, e cila është me komplekse saqë nevojiten profile të reja të njerëzve. S’besoj që Kosova i ka burimet njerëzore të gatshme t’i menaxhojë këto procese. Duhet të ngritën kapacitetet dhe jo të ndërtohen ato ad’hoc vetëm për një projekt. Kjo nuk është rrugë e duhur për menaxhimin e tranzicionit të energjisë. Dyshoj që do të kemi kapacitetet e zhvilluara njerëzore për t’i mirëmbajtur dhe do të kenë kosto të lartë. Nuk e di në këtë projekt a është e paraparë edhe kostoja e mirëmbajtjes”, është shprehur ai.
-
Haxhimusa: Mosmiratimi i Strategjisë për Energji, dëshmi se Qeveria nuk e ka prioritet këtë sektor
-
Haxhimusa: Nëse hyjnë në fuqi tarifat e reja të rrymës rritja do të jetë 15 - 21 për qind
-
Haxhimusa: Zgjidhja më e keqe reduktimet, institucionet të papërgjegjshme
-
Shprehet drojë për dështim të projektit 200-milionësh
-
Eksperti i energjisë: Kam frikë se rritjet e çmimit të rrymës do të vazhdojnë pa ndalur