Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.
“Meqënëse interesimi i miqëve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Kovid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve”, shkruan ai në Facebook.
Sa i përket kreut të LDK-së, Isa Mustafa, KOHËS i ishte thënë të enjten se ai nuk pati nevojë të testohet.
Zyrtarja e LDK-së, Gentiana Azemi, kishte deklaruar se ai ndihet mirë.
“Ju njoftoj që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ndihet mirë me shëndet nuk ka asnjë problem, prandaj nuk ka pasur nevojë për ta bërë testin”, kishte thënë ajo.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kishte treguar të dielen, përmes një statusi në Facebook se ai dhe familja e tij kishin rezultuar pozitivë.
Në LDK, ndërkaq, nuk kanë pasur të dhëna se cili deputetët e ka bërë testin, e cili jo.