Sot Departamenti i Protokollit të Shtetit i cili funksionon në kuadër të MPJ-së, ka marrë vendim që të vendoset edhe një shtizë për flamurin e Kosovës pranë atij kombëtar “Te Rrethi”.
Asamblisti i LDK-së, Sokol Havolli, ka thënë se kjo e bën të panevojshme thirrjen e një seance të jashtëzakonshme ashtu siç e kishte paralajmëruar, por ka thënë se propozimin për të rregulluar këtë çështje do ta procedoj në një nga seancat e rregullta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa thënë se kjo ngjarje, sipas tij, shfaqë jokompetencat e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.
Postimi i Havollit:
Flamuri i Republikës së Kosovës po vendoset nesër tek rrethi nga Protokolli i Shtetit.
Kjo e bënë të panevojshme seancën e jashtëzakonshme për rregullore, por propozimin për të rregulluar këtë çështje do ta procedoj në një nga seancat e rregullta.
Megjithatë, kjo ngjarje e shfaqë edhe njëherë jokompetencën e Kryetarit të Prishtinës.
Kryetarit Ahmeti nuk është në gjendje të menaxhoj një shtyllë flamuri të ndërtuar nga Komuna. Nesër do të ndërtohet një shtyllë e re.
Ndoshta edhe kjo është mënyra që z. Ahmeti funksionon. Në këtë mënyrë para dy vitesh kisha vendosur për të ripërtrirë fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugova në Sheshin Zahir Pajaziti. Përkundër tentativës për të bllokuar vendosjen pasi që e hoqëm fotografinë e vjetër, ishin qytetarët ata që na mbrojtën në vendosje kundër inspektorëve të porositur nga Shpendi.