Sokol Havolli, asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është shprehur se partia e tij nuk ka pasur marrëveshje për kryeqytetin me Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale.
Havolli ka shprehur bindjen se vetë elektorati i PDK-së në Prishtinë, që në zgjedhjet e kaluara e kishte votuar vetë Ahmetin, ka mundur të votojë kundër Ahmetit në këto zgjedhje.
Në anën tjetër, Ylli Hoxha, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje është ndalur te vendimi për rinumërim të votave për Prishtinën, duke thënë se ky është një vendim që, nëse mbetet i tillë, do ta dëmtonte rëndë procesin.
“Ky vendim e dëmton procesin të cilin edhe vëzhguesit e BE-së e cilësuan si më të mirin deri më tani”, ka thënë Hoxha.
Kur ka folur për koalicionin e PDK-së me LDK-në, ai ka thënë se ka diçka në këtë kombinim për faktin se LDK dhe vëzhguesit e saj nuk kishin asnjë vërejtje në ditën e zgjedhjeve.
Havolli e Hoxha me siguri se do të kenë edhe shumë përballje të tjera, por para kësaj ata janë ballafaquar sonte në KTV, në emisionin “038”, edicioni i ri i së cilës ka nisur sonte.
Edhe
LDK: Nuk kemi koalicion me PDK-në në Prishtinë
Ju kujtojmë se emisioni që i dedikohet nergut kryeqytetit është rikthyer të premten në KTV, me orar të ri nga ora 20:00.
“038” me ekipin e vet do të vazhdojë të trajtojë tema në interes të banorëve të Prishtinës.
-
Reflektimet mbi rezultatin zgjedhor nxisin përplasje brenda LDK-së
-
VV: S’jemi të sigurt se LDK-ja e PDK-ja në Prishtinë e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin
-
Bisedime për koalicion në Prishtinë, marrëveshjet konsiderohen të domosdoshme
-
Asamblistja e LDK-së thotë se “do t’ia kthejnë Prishtinën qytetarëve”