Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hashim Thaçi po ia hap një deriçkë Rusisë, thotë Surroi në kolumnen e radhës

Në shikimin nga Moska “korrigjimi” i Hashim Thaçit mund të shihet me buzëqeshjen e madhe të një rasti të mirë gjeopolitik, shkruan shkrimtari dhe ish-politikani Veton Surroi, në vazhdimin e vështrimit të tij në “Kohën Ditore”, rreth aventurave “korrigjuese” të Thaçit.

Pse Rusia është tepër e madhe për t’u kënaqur me deriçka, sipas Surroit, dhe cilat janë tri betejat taktike që synon ajo? “Në gjeopolitikën ruse, që të gjitha krizat duken njëjtë, sado që të jenë të ndryshme gjeografitë, popujt, gjuhët, doket dhe zakonet: në të gjitha bëhet fjalë për pengimin e depërtimit të Perëndimit afër Rusisë... Kosova nuk ka pse të jetë pjesë e gjeopolitikës ruse”, shkruan Surroi.

Komentin e plotë mund ta lexoni në “Kohën Ditore”.