Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se do të garojë si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Por, Hasanpapaj ka thënë se ai nuk është pjesë e kësaj partie.
“Nuk jam në partinë e LDK-së. Nuk jam në parti, nuk jam politikisht. Jam angazhuar tani politikisht në një listë zgjedhore, ku do ta bëjë maksimumin për t’i ndihmuar Republikës. Pse duhet të jesh patjetër në një parti politike? Unë patjetër do ta jap kontributin maksimal”, ka thënë Hasanpapaj në “Interaktiv” të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHasanpapaj: Osmanin do ta bëjë populli presidente
Bardhyl Hasanpapaj që në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit do të garojë me listën e ish-presidentes Vjosa Osmani brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Osmanin do ta bëjë populli presidente.
Hasanpapaj në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori shumë vota duke përdorur emrin e Osmanit.
“E bën populli me votë. Prandaj është kthyer edhe njëherë te populli. Ta shohim kush bëri gabim. Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në grupe të tëra, në lobime të tëra, në takime të tëra, duke ofruar alternativën se na duhet një shumicë solide parlamentare e për presidente e kemi Osmanin, që do ta votojmë e çojmë përpara. Në emrin e saj janë mbledhur këto vota. Pastaj qytetari është tradhëtuar”, ka thënë Hasanpapaj.
Ai ka thënë se gjitha partitë parlamentare duhet të ulen bashkërisht pas zgjedhjeve të 7 qershorit e të votohet një president i fuqishëm.
“Besojmë se Osmani ka qenë presidente e duhur, në dobi të popullit dhe Republikës. Do të bëjmë përpjekjet maksimale të rikonfirmohet edhe njëherë nga populli”, tha Hasanpapaj.
Para disa ditësh, ish-presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se juristi Bardhyl Hasanpapaj i është bashkuar listës së saj për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Osmani me listën e saj do të garojë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.