Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gaxherri: Pritshmëritë janë që Osmani do e rrisë LDK-në, po punojmë të dalim të parët

Besa Gaxherri

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se nuk po pretendojnë që do t’i marrin 51%, mirëpo që LDK-ja do të dalë partia e parë.

Gaxherri theksoi se kanë pritshmëri që bashkimi me ish-presidenten Vjosa Osmani, do ta rrisë LDK-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pa mëdyshje se Vjosa Osmani duhet të jetë një faktor i cili do ta rrisë LDK-në. Edhe vetë sinergjia dhe vetë fryma duhet ta bëjë një gjë të tillë. Pa mëdyshje që LDK-ja po punon shumë për të dalë subjekti i parë politik. E dimë që nuk është e lehtë. LDK-ja po pretendon të dalë subjekti i parë politik. Nuk po pretendon që do t’i marrë 51% por të dalë e para, qoftë edhe me 1% diferencë. Do të jemi të gatshëm t’i bëjmë zgjidhje këtij vendi. Natyrisht për të bërë zgjidhje nuk mund të duash t’i kesh të gjitha e as s’duhet t’i kesh të gjitha”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri ka theksuar se kthimi i Osmanit në LDK është kthim në shtëpinë e saj dhe se po mirëpritet nga qytetarët.

“Osmani me mënyrën siç e ka bërë politikën e jashtme na ka dëshmuar se i duhet Kosovës sidomos në këto momentume kur rendi botëror po lëvizë. Vjosa Osmani është kthyer në shtëpinë e saj. Shkuarja e Vjosës nga LDK-ja e ka historikun e vet dhe pastaj edhe kthimi. Prap se prap kthimi i saj është në shtëpinë e vet. Po e vërejmë se qytetarët po e mirëpresin kthimin e saj në LDK”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri ka deklaruar se askush nuk është në numrin në të cilin dëshiron, e as vet ajo që në këto zgjedhja garon me numrin 44, mirëpo ka theksuar se qytetarët e vendosin renditjen e në fund dhe se e rëndësishme është që LDK-ja të jetë subjekti fitues.

“Mbaj mend sepse unë jam me dekada në LDK, edhe në kohën e presidentit Rugova kemi pasur persona që kanë pretenduar e kanë dashur të radhiten aty ku kanë dashur. Nuk është për ta mohuar rëndësinë e renditjes në listë. Unë s’mund them që jam e kënaqur me numrin tim, numrin 44. Megjithatë ne jemi para popullit, ata do të vendosin për radhitjen e gjithsecilit”, ka thënë Gaxherri në “60 Minuta” në KTV.

Jashtë dhjetëshes së parë të listës së kandidatëve për deputetë në LDK, kanë mbetur ndër deputetët më të votuar kësaj partie në zgjedhjet e 28 dhjetorit - Avdullah Hoti është renditur i 11-i, ndërsa Hykmete Bajrami e 12-a.

Bajrami, në reagimin e saj për këtë, theksoi se nga zyra e LDK-së i është kumtuar se do të jetë me këtë numër në listë, siç tha – pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar këtë parti.

Në krye të listës është Vjosa Osmani, teksa numri dy do të jetë Lumir Abdixhiku. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.