Alisa Hasani nga UNDP është shprehur se në raporti Pulsi Publik, ekzekutivi i shtetit ka shënuar rritje të kënaqshmërisë, përpos në atë të gjyqësorit.
Hasani ka shtuar se kënaqshmëria në qeverisje është 53.3 për qind apo rreth 11 për qind rritje nga raporti i vitit të kaluar.
“Në këtë puls shohim rritje të perceptimit të qytetarëve në të gjitha institucionet, përveç në institucionin e gjyqësorit. Sa i përket kabinetit ekzekutiv, 53.3 për qind kanë deklaruar se janë të kënaqur me kabinetin e Qeverisë”, ka thënë ajo.
Sipas Hasanit nga UNDP, rritje të kënaqshmërisë ka edhe për institucionin e Kuvendit të Kosovës dhe atë të Presidencës.
Hasani: Varfëria është shqetësimi kryesor për serbët e Kosovës, jo siguria
Alisa Hasani nga UNDP ka deklaruar se varfëria është shqetësimi kryesor për serbët e Kosovës, sipas raportit Pulsi Publik nga anketa së realizuar me 1300 persona në 38 komuna të Kosovës,
Edhe
UNDP: Rënie e kënaqshmërisë me institucionet e drejtësisë, sfiduese rritja e çmimeve
Ajo ka deklaruar të enjten në “Interaktiv” se hapësirat urbane, ndërtimet pa leje dhe trafiku konsiderohen si problem i dytë.
“Në fakt, për komunitetin serb varfëria është problemi kryesor, ndërsa hapësira urbane , ndërtime pa leje, trafiku janë problemi i dytë. Siguria gjithmonë përmendet nëse e shohim raportin, edhe rangimin e problemeve, por siguria është 3.1 për qind në listë. Ka shumë probleme të tjera që rangohen karshi sigurisë”, është shprehur ajo.