Jashtë çdo standardi është ndëshkimi kolektiv i grevistëve, ka thënë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kur ka komentuar qëndrimin e së premtes të Qeverisë, që pagat të mos procesohen për grevistët.
Në Interaktiv të KTV-së, Hasani ka thënë se e drejta e ndëshkimit mund të vlejë për raste individuale kur bëhen shkelje, por jo disiplinim masiv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është mënyrë e papranueshme në aspektin e standardeve ndërkombëtare për grevë. Kushtetuta jonë është e vetmja në rajon që nuk e përcakton shprehimisht të drejtën për grevë, por në mënyrë indirekte ne kemi internalizuar dokumentet kryesore ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut. Këto janë mbi ligjin. Standardet ndërkombëtare, me të cilat identifikohet lufta sindikale, janë pikërisht ‘lock-out’, ose disiplinimi me mënyrë administrative, financiare e kështu me radhë, në mënyrë individuale me shkelje ligjore nga dikush prej grevistëve, por jo disiplinimi administrativ masiv i grevistëve. Standard i papranueshëm”, ka thënë ai.
Hasani ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të sfidojnë në drejtësi vendimin për ndalje të pagave.