Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si të gabuar vendimin e sotëm të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare.
Ai ka thënë se ky vendim është një dëm i pariparueshëm dhe se ato që i ka thënë Lista Serbe nuk kanë prodhuar asnjë pasojë, dhe liria e shprehjes dhe mendimit është e drejtë kushtetuese.
“Duhet të kuptohet natyra e shtetit të Kosovës edhe ata persona që janë në KQZ edhe çdokush tjetër. Definimi i shtetit dhe patriotizmi i shtetit të Kosovës nuk duhet të jetë etnik, duhet të jetë kushtetues, përndryshe shkojmë në rrugë të këqija, e dëmtojmë rrugën e Kosovës, jemi duke e dëmtuar seriozisht shtetësinë e Kosovën edhe në planin e jashtëm edhe në atë të brendshëm”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, kur janë në pyetje interesat nacionale të Kosovës, vendi i saj në botë, askush nuk e ka të drejtën të luajë me gjëra që nuk luhen.
Hasani po ashtu ka shtuar se ende nuk është kthyer siguria në veri, dhe se Vuçiqi e ka izoluar Kosovën nga e gjithë bota.
“Nëse dikush mendon se është shtrirje e sovranitetit përmes policëve të komanduar, gjykatave dhe prokurorëve të komanduar, ai nuk është sovranitet, është governanc, kështu kanë qeverisur popujt e tjerë kur nuk ka pasur përfaqësim politik”, ka shtuar Hasani.
Tutje, Hasani ka thënë se pret që Lista Serbe do t’i ndjekë procedurat ligjore, pasi KQZ-ja nuk e përfaqëson popullin e Kosovës.
-
Hasani: Kuvendi nuk quhet i konstituuar pa të gjithë nënkryetarët e tij
-
Hasani: Kjo s’është qeverisje, është synim për të sunduar mbi të gjithë
-
Hasani: Përdorimi i termit “popull serb” s’mund të prodhojë pasoja juridike
-
Hamza: Lista Serbe dhe LVV-ja po i bëjnë dëm vendit, PDK nuk përjashton veprimet ligjore
-
Hasani: Kurti dëshiron të bëjë republikën e tretë