Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hartwell: Sigurimi i raketave Javelin, dekurajim për provokimet e Serbisë

arme, rusia, ukraina, shba, dergesa

Shitja e raketave “Javelin” të SHBA-së Kosovës është tregues se Amerika dëshiron t’i forcojë aftësitë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin e integritetin territorial, ka thënë Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë për Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane në Washington.

Hartwell ka theksuar se sigurimi i këtyre raketave është shkurajim për provokimet e Serbisë.

“Pas tensioneve që Vuçiq inicioi që nga shtatori i vitit 2021, të shënuara me dislokimin e shpeshtë të ushtrisë, duke përfshirë edhe tanket që i siguroi nga Rusia në kufirin e Kosovës, kjo lëvizje strategjike thekson përkushtimin e Amerikës për të forcuar pozitën mbrojtëse të Kosovës. Paralajmërimi për shitjen e raketave Javelin gjatë takimit me presidentin Vuçiq, njeriun e parë të shtetit fqinj, shërben si një tregues i pagabueshëm se Amerika është e gatshme të forcojë aftësitë afatgjata mbrojtëse të Kosovës, si dhe aftësinë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës, përcjell KDP.

Hartwell ka shtuar se raketat “Javelin” i shërbejnë Kosovës si mjet kundërgoditjeje.

“Sigurimi i Javelinit është mënyrë kyçe e shkurajimit, si një sinjal i një reagimi të ashpër ndaj të gjitha provokimeve të mundshme të regjimit të Vuçiqit... Javelin është hapi fillestar për ta zmbrapsur nga çfarëdo manovrash të nxituara të regjimit të Vuçiqit dhe shërben si një kujtesë diplomatike për pasojat e sjelljes së pamatur”, ka deklaruar ai.

]